KonceptRast studimi
Vita Dental.
Më pak telefonata, më shumë pacientë.
Si do ta ndërtonim prezencën online të një klinike dentare në Prishtinë që sot merr pothuajse çdo termin me telefon, nga ora 9 deri në 5.
LlojiKoncept · klinikë dentare, Prishtinë
ShërbimetUebsajt · Rezervime · AI
Afati14 ditë pune
PaketaBiznes + AI Rezervime
Koncept interaktiv. Provoni rezervimin dhe ndërroni pajisjen. Emrat dhe çmimet e klinikës janë shembuj.
Problemi
Para dhe pas. Në një shikim.
Situata tipike që gjejmë te klinikat në Kosovë, dhe çfarë ndryshon me një faqe të ndërtuar për pacientët.
Buzëqeshje e shëndetshme, pa pritje.Rezervoni online brenda 30 sekondash.Rezervo termin
Ballina hapet në më pak se 2 sekonda
Rezervim online në 30 sekonda, 24/7
Lista e plotë e çmimeve, publike
Asistent që përgjigjet natën në 3 gjuhë
Vendimet
Tre vendime që bëjnë diferencën.
01Butoni “Rezervo” nuk zhduket kurrëNë celular qëndron poshtë ekranit gjatë gjithë faqes. Pacienti nuk duhet ta kërkojë.
02Çmimet publike, me intervaleFrika nga kostoja është arsyeja kryesore pse njerëzit e shtyjnë vizitën. Çmimet e qarta e ulin këtë frikë.
03Ngjyrë e qetë, jo e bardha klinikeJeshile e thellë dhe fotografi të ngrohta, që faqja të ndihet si vend i sigurt, jo si spital.
Procesi
Nga mesazhi i parë te lansimi për 14 ditë pune.
Ditët 1–2Auditim dhe pyetësorPyetjet e pacientëve, çmimet, oraret dhe konkurrenca.
Ditët 3–5Struktura dhe tekstetFaqet, rruga e rezervimit dhe tekstet në 3 gjuhë.
Ditët 6–8DizajniBallina dhe rezervimi, në desktop dhe celular.
Ditët 9–11NdërtimiFaqja, kalendari, SMS dhe asistenti.
Dita 12–13TestimiShpejtësia, celularët e vjetër dhe 50 pyetje për asistentin.
Dita 14LansimiGoogle Business, Analytics dhe udhëzues me video për recepsionin.
Synimet
Çfarë do të matnim pas 90 ditësh.
Ky është koncept. Shifrat janë synimet që vendosim me klientin në fillim, jo rezultate të matura.
Keni klinikë ose sallon? Ju tregojmë si do dukej e juaja.